Kryetari aktual i Bashkisë Fushë-Arrëz, Hile Curri, ka shprehur ambicien për të kandiduar edhe për Bashkinë e Pukës në zgjedhjet vendore të 9 majit, duke vënë në diskutim një përballje të mundshme me Rrok Dodajn.
Në një deklaratë për zgjedhjet e ardhshme, Curri u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në garë, pavarësisht vështirësive politike. Ai deklaroi se është i gatshëm të kandidojë për të dyja bashkitë, nëse kjo do të jetë dëshira e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Sipas tij, përzgjedhja e kandidaturave duhet të bëhet përmes procesit të primareve, ndërsa vendimin përfundimtar do ta ketë anëtarësia e partisë.
Curri theksoi se do t’i bindet vullnetit të demokratëve, duke argumentuar se synimi i tij është rikthimi i dinjitetit dhe vëmendjes ndaj komuniteteve që, sipas tij, janë lënë pas dore.
