Peter Saraçi merr drejtimin e Bordit të Administrimit të Universitetit të Shkodrës, zgjidhet me votë unanime

Peter Saraçi është kryetari i ri i Bordit të Administrimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai u zgjodh me 6 vota pro dhe asnjë kundër, duke marrë mbështetjen unanime të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Në garën për drejtimin e bordit pritej të ishte edhe Adrian Leka, i cili e mbajti këtë post gjatë mandatit të kaluar. Megjithatë, ai nuk kandidoi për një mandat të dytë dhe nuk ishte i pranishëm në mbledhjen ku u votua drejtuesi i ri.

Zgjedhja e Saraçit vjen pas përfundimit të procesit të rinovimit të Bordit të Administrimit. Pak ditë më parë, Senati Akademik votoi anëtarët e rinj, ndërsa Ministria e Arsimit emëroi tre përfaqësuesit e saj, duke plotësuar përbërjen e këtij organi drejtues.

Kush është Peter Saraçi?

Petër Saraçi është profesor në Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai zotëron gradën shkencore Doktor (PhD) në Financë, në fushën e Menaxhimit të Riskut, nga Universiteti i Tiranës, si dhe një diplomë Master në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Padovës në Itali.

Fushat e tij të kërkimit përfshijnë menaxhimin e riskut financiar, sistemin bankar, financën sasiore, modelimin financiar dhe financën e qëndrueshme. Saraçi ka publikuar punime shkencore dhe ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, ndërsa ka edhe përvojë profesionale në sektorin bankar.

Ai është përfshirë gjithashtu në projekte Erasmus+ dhe iniciativa ndërkombëtare në fushën e financës, kontabilitetit dhe bashkëpunimit akademik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe