“Protesta nuk ndalet deri në largimin e Ramës”, qytetari: Do të qëndrojmë në shesh deri në rrëzimin e tij

Një nga pjesëmarrësit e tubimit të sotëm para Kryeministrisë deklaroi se kryeministri Rama po shfrytëzon çdo mënyrë për të ndaluar protestën.

Sipas tij, pjesëmarrësit në protestë nuk do të tërhiqen dhe qytetarët do të vazhdojnë të mbushin sheshet përditë në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive.

Ai nënvizoi se qytetarët do të vijojnë të protestojnë deri në rrëzimin e udhëheqjes autokratike.

Protestuesi: “Edi Rama po përdor të gjitha mjetet për të zhbërë protestën, por e drejta e protestës është e drejtë që mbrohet me Kushtetutë. Por njerëzit e kuptojnë shumë mirë që nuk qeverisen nga një njeri normal. Çdo ditë e më shumë njerëzit kuptojnë se ky sistem ekonomik e politik do të shembet.”

Ai bëri të qartë se nuk do të tërhiqen nga protestat, pavarësisht presionit dhe masave ndëshkuese. Sipas tij, rezistenca do të vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e situatës në gjendje normale. Ai theksoi gjithashtu se protesta e 28-29 nëntorit do të jetë e përmasave të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe