Prej disa ditësh, ky rajon po përjeton një situatë të qëndrueshme atmosferike, e karakterizuar nga prezenca e mjegullës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, duke krijuar kushte tipike për fundin e vjeshtës.
Në këto rrethana, policia i kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes. Ata këshillohen të ngadalësojnë shpejtësinë, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e duhur, në mënyrë që të evitohen aksidentet e mundshme.
Mjegulla pritet të vijojë të jetë një nga sfidat kryesore për qarkullimin rrugor në juglindje, sidomos gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
