Lionel Messi pritet të rikthehet në Argjentinë në muajin janar, pasi Inter Miami është duke planifikuar një ndeshje miqësore me River Plate. Klubi amerikan po e konsideron këtë sfidë si pjesë të fazës së përgatitjeve për kampionatin e ardhshëm.
Bisedimet midis dy klubeve kanë përparuar, megjithatë, deri tani nuk është publikuar asnjë komunikatë zyrtare që të konfirmojë zyrtarisht organizimin e takimit.
Kjo ndeshje do të zgjonte interes të madh për tifozët në Argjentinë, të cilët do të kishin rastin të shohin Messin të luajë sërish në atdhe, sidomos pas deklaratës së tij në gusht për përfundimin e karrierës me përfaqësuesen argjentinase.
