Florjan Binaj hyn zyrtarisht në garën për Tiranën, shpall kandidaturën si i pavarur dhe kërkon mbështetjen e opozitës

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij si kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. Duke qenë i pranishëm në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Binaj theksoi se do të marrë pjesë në garë si kandidat i pavarur, duke ruajtur të njëjtën pozicion që kishte shprehur edhe në nëntor, periudhë kur zgjedhjet u shtynë.

Ai sqaroi se ka ftuar të gjitha partitë opozitare që të bashkëpunojnë, me qëllimin për të ndërtuar një front të përbashkët, pavarësisht mënyrave të ndryshme të veprimit për arritjen e synimeve të tyre.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe