Joe Biden flet për gjendjen shëndetësore dhe luftën me kancerin, ish-presidenti amerikan: Duhet të kufizoj daljet publike

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke pranuar se sëmundja po ndikon në aktivitetin e tij të përditshëm dhe do ta detyrojë të kufizojë angazhimet publike.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, 83-vjeçari tha se mjekët janë të inkurajuar nga mënyra se si po reagon ndaj trajtimit, megjithëse pranoi se ka ditë më të vështira se të tjerat.

“Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson”, u shpreh Biden.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-presidenti bëri të ditur se nuk do të mund të zhvillojë aq shumë takime dhe intervista sa kishte planifikuar për promovimin e librit të tij të ri me kujtime, me titull “Promise Me, America”, i cili pritet të publikohet më 17 nëntor.

Biden u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës në maj të vitit 2025, e cila kishte përhapje në kocka. Ai iu nënshtrua trajtimit me rrezatim dhe terapi hormonale.

Në mesazhin e tij, ish-presidenti falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe lutje gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se mbështetja e tyre ka pasur një rëndësi të veçantë për të dhe familjen e tij.

Ai gjithashtu kujtoi një këshillë të të atit, “Bir, kur të rrëzohesh, ngrihu përsëri”, duke shtuar se kjo është një mësim që po e ndjek edhe në këtë periudhë të vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe