Rektorja Dragusha takon Këshillin Studentor, në fokus mbarëvajtja e vitit akademik

Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Blerta Dragusha, ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit akademik me përfaqësuesit e Këshillit Studentor.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me jetën universitare, ndër të cilat mbarëvajtja e procesit mësimor, organizimi i aktiviteteve studentore, transparenca dhe nevojat e studentëve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe organizimit të ceremonisë së diplomimit, e cila pritet të zhvillohet gjatë muajit nëntor.

Rektorja Dragusha shprehu gatishmërinë për të mbështetur studentët dhe për të adresuar shqetësimet e tyre, ndërsa u bë e ditur se takimet mes drejtuesve të universitetit dhe Këshillit Studentor do të vijojnë të zhvillohen çdo muaj.

Në mbështetje të kësaj marrëdhënieje bashkëpunimi, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët do të vijojë të angazhohet për organizimin e aktiviteteve dhe trajtimin e nevojave të studentëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe