Trump: Armëpushimi me Iranin në rrezik, Teherani ndryshoi qëndrim

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi me Iran ndodhet “në gjendje shumë të brishtë”, duke lënë të kuptohet se situata mes palëve mund të përshkallëzohet sërish.

Gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Trump u pyet nga gazetarët mbi zhvillimet më të fundit ndërkombëtare dhe statusin e armëpushimit.

Ai u shpreh se marrëveshja është “jashtëzakonisht e dobët”, duke shtuar më tej se “pasi lexuam atë që na dërguan, armëpushimi është praktikisht në mbështetje jetësore”.

Presidenti amerikan u ndal edhe te çështja e uraniumit të pasuruar në Iran, të cilin e quajti “pluhur bërthamor”. Sipas tij, Teherani fillimisht kishte pranuar që materiali të largohej, por më pas kishte ndryshuar qëndrim.

“E pranuan dy ditë më parë, por ndryshuan mendje sepse nuk e vunë me shkrim”, tha Trump, duke nënvizuar mungesën e angazhimeve formale.

Në deklaratat e tij, Trump theksoi gjithashtu se në situata konflikti “duhet të jesh fleksibël” dhe se strategjitë ndryshojnë nga dita në ditë, duke pretenduar se administrata e tij ka “një plan të jashtëzakonshëm”.

Në fund të deklarimeve, ai kritikoi edhe kurdët, duke thënë se SHBA kishte pritur mbështetje prej tyre në çështje të armatimit, por sipas tij ata kanë zhgënjyer.

“Menduam se do të na jepnin armë, por ata vetëm duan të marrin”, u shpreh presidenti amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]