Gazetari amerikan përball Ramës me emrat e Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Nuk të takon ty të përcaktosh kush është i korruptuar”, kryeministri shmang përgjigjen

Publikuar me datë:

Gjatë një interviste me gazetarin amerikan Andrew Callaghan nga platforma Channel 5, kryeministri Edi Rama u përball me pyetje të hapura mbi çështjet e korrupsionit që prekin bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Callaghan solli në vëmendje rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, mbi të cilën rëndon masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shkak të hetimeve rreth kontakteve të dyshuara me Ergys Agasin. Organi i akuzës pretendon se Hyseni ka pasur komunikime të shpeshta me Agasin, i cili aktualisht është në kërkim.

Kryeministri Rama zgjodhi të mos adresonte pyetjen konkretisht, duke iu përgjigjur: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari, për të sqaruar pozicionin e tij, ndërhyri duke theksuar se nuk po e akuzonte personalisht askënd për korrupsion, por vetëm po trajtonte çështje që lidhen me persona të përballur me akuza dhe hetime për korrupsion. Ai e pyeti Ramën nëse përgjegjësia për këto raste duhet të mbetet vetëm individuale.

Pjesë nga dialogu:

Rama: “Mendoj se nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar dhe kush nuk është.”

Gazetari: “Nuk po them unë kush është i korruptuar. Po flas për persona të arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Për shembull, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës, më pak se dy javë më parë, u vu nën masë sigurie për shkak të një marrëdhënieje me një person të lidhur me krimin e organizuar.”

Rama: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari: “Po i përgjigjem asaj që thatë për faktin se nuk po i quaj unë njerëzit të korruptuar. Po flas për persona të përballur me akuza për korrupsion. A mendoni se kjo është thjesht çështje e përgjegjësisë individuale?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë, raportohet për 24 viktima nga bombardimet

Të paktën 24 njerëz humbën jetën pasi avionët rusë goditën një qendër shpërndarjeje ndihmash, në atë që udhëheqësi i Ukrainës e përshkroi si “absolutisht të tmerrshëm”. Nëntë bomba ajrore, secila me peshë 3,000 kg, u lëshuan në fshatin Komyshuvakha në rajonin jugor të Zaporizhzhias, tha kreu i rajonit, Mykhailo Semikin. Si pasojë, pesë persona u […]