Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pallat shumëkatësh në qendër të qytetit të Shkodrës.
Flakët kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës, ndërsa tymi dhe zjarri janë të dukshëm edhe nga jashtë pallatit.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.

