Postimi i plotë:
SHTETI SI KARTEL: KUMBARI, KORRIERI DHE HAJDUTI NË QELI!
Të jemi të qartë që në fillim. Ky nuk është asnjë rreshtim në mbrojtje të hajdutit tjetër që ndodhet brenda në qeli. Ai ka zullumet e veta për të paguar dhe e meriton plotësisht përballjen me drejtësinë. Këtu bëhet fjalë për diçka shumë më të rëndë: asgjësimin total të Republikës dhe rënien e shtetit në duart e një karteli kriminal!
Një Kryeministër që përdor SPAK-un si armë shantazhi kundër një kryebashkiaku pas hekurave duke dërguar Ministrin e Drejtësisë natën, të maskuar e jashtë çdo regjistri, për të përcjellë ultimatume për dorëzim pushteti, nuk qeveris. Ai sillet si “Kumbari” i një bande kriminale.
Nga ana tjetër, ministri i drejtësisë,Toni Gogu, i cili ka për detyrë të garantojë Kushtetutën, është katandisur në një postier të mjerë të kodeve të mafies. Një shtet që flet me gjuhën e pengmarrësve, shantazhistëve dhe kapove të nëntokës, nuk është më legjitim, por një organizatë e mirëfilltë mafioze.
Turp e revoltë për këtë regjim të kalbur i cili duhet rrëzuar dhe çrrënjosur sa më parë!
#mestudentët
#meshqiptarët

