Pjerin Ndreu zyrtarizon rikandidimin për një mandat të tretë në Lezhë: Buxheti pritet të arrijë 34 milionë euro në 2027

Publikuar me datë:

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka njoftuar zyrtarisht kandidimin për një mandat të tretë në zgjedhjet e 9 majit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka renditur arritjet që, sipas tij, janë shënuar gjatë dy mandateve në drejtimin e bashkisë, duke u ndalur te rritja e buxhetit, investimet infrastrukturore, menaxhimi i mbetjeve dhe zhvillimi i turizmit.

Ndreu deklaron se buxheti i Bashkisë Lezhë pritet të arrijë në 33–34 milionë euro në vitin 2027, nga 12.7 milionë euro që ishte në vitin 2019. Sipas tij, 59% e këtij buxheti do të shkojë për investime, ndërsa 60% e investimeve realizohen në zonat rurale.

Në bilancin e tij, kryebashkiaku përmend gjithashtu ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 250 kilometrave rrugë rurale, përmirësimet në ujësjellës e kanalizime, si dhe ndërhyrjet në 900 kilometra kanale ujitëse dhe kulluese.

Ndreu pranon se pavarësisht punës së bërë, mbeten ende sfida dhe projekte për t’u përfunduar. Ai e cilëson mandatin e tretë si një angazhim për të çuar përpara projektet e nisura, ndërsa nuk ka kursyer as një mesazh ironik për kundërshtarët politikë, duke u shprehur se do të duhet ta durojnë edhe katër vite të tjera, duke punuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related