Një aksident tragjik ka ndodhur në Has, ku jeta i është marrë një 46-vjeçari nga Kosova, ndërsa vëllai i tij, 38 vjeç, është plagosur.
Incidenti u shënua në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, aty ku një automjet sportiv, sipas të dhënave paraprake, është përmbysur në mënyrë aksidentale.
Policia bëri të ditur se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Q., 46 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e aksidentit. Në automjet ndodhej edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Kukësit ku po trajtohet nga mjekët.
Ndërkohë, ekipi hetimor vazhdon punën për të përcaktuar në detaje shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

