Xhenis Çela kritikon opozitën pas tensioneve në Kuvend: Sërish i njëjti skenar, tym dhe kaos!

Publikuar me datë:

Tensionet e shënuara në Kuvendin e Shqipërisë kanë sjellë reagimin e deputetes socialiste të Shkodrës, Xhenis Çela, e cila ka kritikuar sjelljen e opozitës gjatë seancës parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çela e ka cilësuar situatën e krijuar si përsëritje të skenarëve të mëparshëm të përplasjeve në Kuvend.

“Sot në Kuvend, sërish i njëjti skenar: tym, kaos dhe tensione!”, shkruan deputetja socialiste.

Ajo ka vënë në pikëpyetje pretendimin e opozitës për të përfaqësuar qytetarët, duke e akuzuar atë se zgjedh përplasjen në vend të dialogut.

Në përfundim të reagimit, Çela thekson se Kuvendi duhet të jetë hapësirë e debatit dhe e argumenteve, dhe jo e dhunës dhe kaosit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Italia drejt paralizimit nesër, planifikohen greva dhe protesta masive

Nesër në Itali do të zhvillohen greva dhe protesta...

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë pasdite...

Pranoi vrasjen e shqiptarit dhe fshehjen e trupit në pus, 29-vjeçari italian rrëfen krimin

Denaldo Maxhallaku, 31-vjeçari shqiptar që banonte në Gatteo të...