Ndryshime në kabinetin qeveritar, njoftohen dy emërime të reja nga ekzekutivi (Emrat)

Publikuar me datë:

Ndërsa vendi përballet me një krizë politike dhe protestat në rrugë vijojnë të ushtrojnë presion ndaj institucioneve, qeveria ka shpallur dy ndryshime në përbërjen e saj ekzekutive.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë marrë vendime që zyrtarizojnë emërimet në poste kyçe të dy ministrive:

– Anila Rexha merr detyrën e Zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Kevin Bufi është caktuar në postin e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këto emërime në hierarkinë drejtuese të ministrive bëhen në një periudhë kur opinioni publik dhe partnerët ndërkombëtarë janë të fokusuar te nevojat për llogaridhënie, proceset e reformave dhe menaxhimin e krizës institucionale në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related