Hervin Çuli kritikon pedagogët firmëtarë: “Nënshkruajnë dhe largohen fshehurazi, intelektuali duhet të jetë kundër dhunës”

Publikuar me datë:

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli ka reaguar në lidhje me debatet që kanë shpërthyer rreth peticioneve dhe protestave në Shqipëri, duke vënë në pah rëndësinë që ka dënimi i dhunës si mesazhi i parë që duhet të përçohet.

Çuli u shpreh se, pavarësisht emrave të firmosësve në çdo peticion, thelbi duhet të jetë një deklaratë e qartë kundër dhunës. Ai rikujtoi se gjatë tri dekadave të fundit vendi ka qenë dëshmitar i shumë peticioneve dhe kundërpërgjigjeve ndaj tyre, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që në çdo nismë të theksohet ndalimi i akteve të dhunshme.

Ndër të tjera, Çuli vuri theksin te roli i pedagogëve në protesta, duke shtruar pyetjen pse disa prej tyre tërhiqen nga protestat në vend që të qëndrojnë në mbështetje të studentëve dhe të ndihmojnë në frenimin e përshkallëzimit të tensioneve.

“Unë do preferoja një listë ku nuk ka rëndësi emrat pika e parë duhet të ishte poshtë dhe stop dhuna. Në 35 vite kemi parë peticione dhe kundër peticione. Pra do të thoja këtë gjë, më pas mund të radhiteshin çdo pikë tjetër. Dhe problemi tjetër është se si mund të ikin këta njerëz si skutha. Firmos dhe ikën se do vin molotovët? Në vend të rrinin me studentët bashkë 24 orë , bashkë të gjithë t’i mbanin mos të lejonin edhe kapuçët të vinin, më ka bërë shumë përshtypje kjo. Edhe sot , kemi një marshim kundër korrupsionin apo si të duash ti, unë jam i bindur që shteti është tronditur, por nëse do bëhej me kapuçovët, duhet të presim që pas rënies së tij, që larg qoftë të bjerë një qeveri në këtë mënyrë sepse më pas është kaosi”, shtoi ai.

abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related