Studentët nuk ndalen, thirrje për protestë nesër në orën 09:00 para Kuvendit

Publikuar me datë:

Pasi përfunduan marshimin nga Kryeministria, protestuesit janë vendosur në Sheshin Skënderbej.

Një nga protestueset i bëri thirrje pjesëmarrësve që të mblidhen sërish nesër, në orën 09:00, përpara Kuvendit.

Kjo thirrje vjen në prag të seancës së ardhshme parlamentare, pasi presioni i studentëve dhe qytetarëve çoi në anulimin e një seance të mëparshme.

Protestës iu shtuan gjatë dy ditëve të fundit edhe pedagogët, të cilët u bashkuan me tubuesit në rrugë.

Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për drejtimin e një qeverie të përfshirë në shumë skandale korrupsioni.

Qytetarët po protestojnë prej nëntë ditësh radhazi, në një lëvizje që, sipas tyre, nuk është parë që prej 36 vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related