Avokati i Popullit heton përdorimin e forcës policore gjatë protestës së studentëve në Tiranë

Publikuar me datë:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së mbajtur sot në Tiranë.

Në deklaratën zyrtare, Avokati i Popullit sqaron se hetimi është nisur me iniciativë të institucionit, në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të analizuar nëse ndërhyrja e Policisë ka qenë e justifikuar dhe në përpjesëtim të drejtë, ashtu siç kërkojnë nenet 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Njëkohësisht, ekipet e monitorimit nga ky institucion po veprojnë në terren, duke ndjekur situatën në Bllokun e Sigurisë si dhe pranë komisariateve ku ndodhen personat e shoqëruar gjatë zhvillimit të protestës.

Institucioni njofton se është duke kontrolluar mënyrën e respektimit të të drejtave të personave të shoqëruar, përfshirë mundësinë e sigurimit të avokatit, informimin e të afërmve, si edhe të drejtën për kontroll mjekësor.

Avokati i Popullit, në fund të deklaratës, u bën apel qytetarëve që mendojnë se u janë cenuar të drejtat gjatë protestës të paraqesin ankesa individuale pranë institucionit, në mënyrë që ato të shqyrtohen sipas procedurave të parashikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...