Shpërthim në rrugën ‘Myslym Shyri’, i vendoset eksploziv një automjeti, policia jep detaje

Publikuar me datë:

Një shpërthim është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një automjeti dyshohet se i është vendosur lëndë eksplozive.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Mësohet se automjeti është në pronësi të avokatit Idajet Beqiri,   Ngjarja ka shkaktuar alarm, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat dhe motivet e mundshme të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related