Spitali i Koplikut është pajisur me mjete të reja mjekësore, falë një donacioni të siguruar nga Islamic Relief Albania dhe mbështetjes së donatorëve privatë.
Drejtuesi i fondacionit, Besmir Mataj, ka bërë të ditur se pajisjet e dhuruara synojnë të përmirësojnë kushtet e punës dhe shërbimin që ofrohet për pacientët në këtë strukturë shëndetësore.
Në kuadër të donacionit janë sjellë 6 shtretër spitalorë me 4 elektromotorë, 2 karroca për persona me aftësi të kufizuara, një mikroskop mjekësor, një fotometër mjekësor si dhe një pajisje “Call Center” për numërimin e qelizave.
Sipas Matajt, pajisjet janë siguruar përmes kontributeve të mbledhura nga shoqata dhe donacioneve të individëve privatë, duke ofruar mbështetje konkrete për shërbimin shëndetësor në Malësinë e Madhe.
Mataj ka falënderuar Islamic Relief Albania dhe të gjithë donatorët që kontribuuan në sigurimin e pajisjeve për Spitalin e Koplikut.

