Ukrainë/ 22 të vrarë nga sulmet ruse dhe dhjetëra të plagosur

Publikuar me datë:

Të paktën 22 vetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të përmasave të mëdha që Rusia ndërmori natën në disa qytete të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi këto sulme si disa nga më “mizoret” të ndërmarra ndonjëherë nga forcat ruse.

Qytetet Pryluky, Kyiv, Dnipro, Kremenchuk, Zaporizhzhia dhe Oleksandriya u vunë në shënjestër. Në Pryluky, që ndodhet në rajonin Chernihiv, një ndërtesë pesëkatëshe u shemb plotësisht. Sipas autoriteteve të Ukrainës, 16 persona u vranë, përfshirë katër fëmijë. Rreth 50 persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe shtatë fëmijë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave.

Zelensky njoftoi se Rusia ka lëshuar rreth 70 raketa gjatë kësaj vale sulmesh, duke synuar edhe objektet e infrastrukturës energjetike të vendit. Ai theksoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të ndalojë vetëm një pjesë të tyre.

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur u regjistruan në Dnipro dhe Kremenchuk, ndërkohë që në Kyiv dhe Oleksandriya raportohet se secili qytet ka nga dy viktima.

Sipas presidentit, Ukraina ka kryer sulme hakmarrëse ndaj objektivave brenda rajoneve ruse Perm, Samara dhe Astrakhan, përfshirë dy objekte të industrisë së naftës dhe një poligon ushtarak. Ai shtoi se ka ndodhur edhe një kundërpërgjigje në Detin e Zi.

Ndërkohë, një anije cisternë me flamur liberian u godit nga mjete pa pilot pranë Soçit, ku sipas autoriteteve ruse, ekuipazhi është shpëtuar. Në një incident tjetër, Bullgaria i ka ndërprerë kërkimet për ekuipazhin e një anijeje që u fundos pasi u godit nga një dron në Detin e Zi. Anija “Alfa Uatan” është zhytur rreth 130 kilometra në lindje të Byalas, dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e anëtarëve të saj.

Një tjetër anije që transportonte grurë u qëllua gjithashtu brenda zonës ekonomike ekskluzive të Bullgarisë, por në këtë rast të 18 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar.

Pala ruse nuk ka bërë komente mbi këto sulme të fundit, ndërkohë që Zelensky përsëriti apelimin drejtuar aleatëve për të forcuar më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Kanadaja ka vendosur të ndalojë për një periudhë të pacaktuar zgjerimin e ligjit për vdekjen e asistuar mjekësisht në rastet ku vetmja diagnozë e pacientit është një sëmundje mendore. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Sean Fraser, i cili theksoi se mungesa e një marrëveshjeje të qartë për kriteret e përshtatshmërisë e […]

Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

Një incident i rëndë tronditi këtë të mërkurë qytetin...

Korçë/ Aksident i rëndë, makina përplas 18-vjeçarin

Një aksident serioz ka ndodhur pranë fshatit Bulgarec në...