Pjerin Ndreu sulmon Berishën me akuza të rënda: “Spiun, komunist, përçarës, shpifës, llapaqen, i pabesë”

Publikuar me datë:

Përplasje me tone të forta mes Pjerin Ndreut dhe Sali Berishës. Kryebashkiaku i Lezhës ka reaguar pas akuzave të kreut të opozitës, duke iu kundërpërgjigjur me një sërë epitetesh dhe akuzash.

Në reagimin e tij, Ndreu e quan Berishën “spiun, komunist, përçarës, shpifës, llapaqen dhe të pabesë”, ndërsa ironizon edhe përplasjen mes tyre lidhur me çështjen e pronave.

Kryebashkiaku i Lezhës e zhvendos më pas vëmendjen te zhvillimet politike të muajit maj, duke paralajmëruar se ka përgatitur atë që e quan një “gozhdë politike” për Berishën dhe aleatët e tij.

Ndreu shprehet se deri në maj Berisha mund të vijojë me deklaratat e tij, ndërsa më pas, sipas tij, do të jenë qytetarët ata që do të japin verdiktin politik.

Në fund të reagimit, kryebashkiaku e mbyll me tone ironike, duke i thënë Berishës se për të do të ketë “4 metra” tokë falas, duke iu referuar debatit për pronat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dukat/ 10 grabitje, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar

Fshati Dukat Fushë është përballur së fundmi me një valë vjedhjesh që kanë ndodhur gjatë netëve të fundit. Deri më tani janë evidentuar afro 10 raste të banesave të grabitura, me në shënjestër kryesisht shtëpitë e pronarëve që banojnë jashtë Shqipërisë, por nuk kanë shpëtuar as banesat e banuara dhe bizneset lokale. Banorët raportojnë se […]

Derbi/ Përplasjet mes tifozëve, 40 masa ndalimi dhe 20 arrestime

Policia ka vendosur më shumë se 40 masa ndalimi...

Shkolla me “kohë të pjesshme”, rritet interesi për rikthimin në arsim

65 persona janë regjistruar këtë vit, 10 më shumë...