Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Garda e Republikës ushtron kontroll të disa pajisjeve të mbërritura në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Pajisjet po verifikohen nga efektivët përpara përdorimit, në kuadër të masave të sigurisë në ambientet e gjykatës. Në pamjet në fjalë shihen punonjës të Gardës me një qen që kontrollon për sende të jashtëligjshme.
Kontrollet janë pjesë e procedurave të sigurisë për garantimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

