Aksioni kundër drogës në Gjirokastër/ Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim i vëllai

Publikuar me datë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vjeshta” në Memaliaj, ku policia ka goditur një rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në malin Mukaj.

Në pranga ka rënë 28-vjeçari K. O., ndërsa vëllai i tij, 29-vjeçari Xh. O., është shpallur në kërkim. Sipas policisë, dy vëllezërit dyshohet se kishin kultivuar 145 bimë Cannabis Sativa.

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Në lidhje me rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit Izvor, 57-vjeçari Sh. M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë.

Policia vijon punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related