Telefonat e Ardi Veliut dhe dosjet e KAYO-s nën lupën e SPAK/ Prençi: Rama pritet këtë muaj në SPAK

Publikuar me datë:

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka komentuar zhvillimet e raportuara lidhur me hetimet e SPAK dhe BKH-së për çështjen e kompanisë KAYO, kontrollet në banesat e personave të përfshirë dhe veprimet hetimore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Prençi i cilësoi zhvillimet si një ditë të rëndësishme për median dhe për hetimin e çështjes. Ai deklaroi se kishte pretenduar më herët se ndaj kompanisë KAYO kishin nisur hetime për lidhjet e saj të dyshuara me biznesmenin Roni Yeffet.

Sipas Prençit, gjatë operacionit hetimor janë kryer kontrolle në banesën e Ardi Veliut dhe të Arjeta Pucës, ndërsa janë sekuestruar pajisje elektronike, telefona, dokumente dhe materiale që lidhen me vendime qeveritare dhe krijimin e kompanive të përfshira në aktivitetin e industrisë ushtarake. Prençi tha gjithashtu se kontrollet janë shtrirë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku, sipas tij, është sekuestruar dokumentacion.

Duke folur për Roni Yeffet, Prençi ngriti pretendime për lidhje të tij me aktivitetin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri dhe deklaroi se hetimi duhet të sqarojë mënyrën se si ai ka hyrë në marrëdhënie me strukturat shtetërore shqiptare.

“Personi determinant që fshihet pas kësaj është Rama”, deklaroi Prençi, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, Rama mund të thirret për të dëshmuar në SPAK brenda këtij muaji ose gjatë muajit të ardhshëm. Prençi kritikoi gjithashtu deklaratat e qeverisë për ringjalljen e industrisë ushtarake, duke pretenduar se kapacitetet e nevojshme për prodhimin e armëve dhe municioneve nuk janë funksionale. Ai deklaroi se hetimi është një çështje me rëndësi të veçantë dhe se, për shkak të natyrës së akuzave për trafik armësh dhe municionesh, mund të ketë edhe bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

“Sot duhet shpallur ditë feste për Shqipërinë, dhe për kompaninë News24. Unë sot kam fituar bast publik me ekspertë, analistë dhe politikanë, pasi kam thënë se ka nisur hetimi për kompaninë Kayo për bashkëpunimet me Roni Yeffet. Ndaj doli e vërteta se kishin nisur hetimet. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe se sot SPAK dhe BKH zbritën te shtëpia e një personi që shkatërroi vendin, Ardi Veliut, njeriu i katapultuar nga familja kriminale Xhafaj dhe pasi u bë kreu i policisë bashkiake të Vlorës, u fut në policinë e Shtetit. Sot Veliaj është subjekt i hetimit të SPAK. Ai që shkatërroi me iniciativën e Policisë dhe ushtrisë, të gjitha ambientet e kompanisë News24. Sot SPAK ka bindur shqiptarët se ata prokurorët që janë 20, po punojnë. Sot e kanë të gjithë shtetin kundra, përfshi dhe disa elementë aty brenda tyre kundër. Pjesa më e madhe e prokurorëve. Ka mbetje që duhet të shkojnë për skrap, madje dhe brenda SPAK. Ka prej tyre që kanë frekuentuar zyrën e Agasit në Bllok te Gysi. Kontrollet janë shtrirë në Ministrinë e Mbrojtjes, u bllokuan dokumentacionet. U kontrollua shtëpia e Veliut dhe Arjeta Pucës. Puca në Shqipëri ka ardhur për aktivitet privat, dhe nuk ka ardhur vetëm, por me Roni Yeffet, një person me rrezikshmëri për trafik armësh. Në zemër të qeverisë, është futur Yeffet. Dua të shpreh keqardhje se nuk kishte zor që të vinte nga Shqipëria dhe të merrej me këto punë. Në mënyrë kategorike nuk mund të merrte guximin pa përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryeministrit. Deklarata e Ramës, se po ringjallim industrinë ushtarake, ishte propagandë. Të garantoj me përgjegjësi publike, asnjë qelizë e fuqisë ushtarake nuk punon, s’mund të prodhohen armë e municione nëse ti nuk ke një fabrikë. Janë sekuestruar pc, celularë, vendime të qeverisë për krijimin e kompanive kryesore që janë aksionere, janë sekuestruar dokumentet për vendimin që i dha gjithë atë shumë lekësh Yeffet. Personi determinant që fshihet pas kësaj është Rama. Jam i bindur se brenda këtij muaji, ose muajin tjetër, Rama do të paraqitet një herë të vetme për të dëshmuar në SPAK. Kjo është çështje sensitive, për të cilën SPAK nuk është vetëm! Ka partnerët pasi trafiku i armëve dhe municioneve me flamur të ngritur nga Rama dhe ministri i Mbrojtjes, i cili është marrë drejtpërdrejt me përgatitjen e modaliteteve dhe u shpërblye me postin e ministrit. Ky trafik armësh do ishte rrezik permanent.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të godasim rafineritë që financojnë luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë të...

Gjinar/ Vijon lufta me flakët, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

Zjarri në zonën e Gjinarit, brenda bashkisë së Elbasanit,...

SHBA/ Avioni me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi, si në ajër ashtu...