Piloti kamikaz, lidhje me propagandën terroriste/ I riu që tentoi të rrëzonte avionin, publikonte videot e liderit të al-Kaedës

Publikuar me datë:

Detaje shqetësuese kanë dalë në dritë nga hetimet për incidentin e rëndë të kësaj jave, kur një pilot nga Oman u përpoq të vriste bashkëpilotin indian dhe të rrëzonte avionin që transportonte mbi 170 pasagjerë në fluturimin nga Dubai për në Tel Aviv. Zbulimet e reja theksojnë dështime të rëndësishme në zinxhirin e sigurisë së kompanive ajrore.

Prokuroria e Përgjithshme e Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se, sipas hetimeve të deritanishme, piloti agresor i identifikuar si Hammam Al Hamami, planifikoi të kryente një akt terrorist. Ai tentoi të vriste kolegun e tij indian me një sëpatë dhe të përplaste avionin me qindra udhëtarë.

Por ky nuk është aspekti i vetëm alarmues i kësaj ngjarjeje. Sipas mediave të Lindjes së Mesme, Hamam al-Hamami, shtetas i Omanit, është larguar më parë nga detyra e tij pranë operacioneve të fluturimit të Oman Air për shkak të pikëpamjeve të tij ekstremiste të lidhura me al-Kaedën. Për rreth shtatë vite, Al-Hammami ka qenë pjesë e Oman Air, më pas një periudhë të shkurtër në Royal Air Maroc, përpara se të bashkohej me Flydubai, ku sipas një zyrtari izraelit, kishte vetëm tetë muaj që punonte.

Hetimet po shqyrtojnë gjithashtu dy postime që u publikuan në profilin e tij LinkedIn disa orë pas incidentit. Ende nuk dihet nëse këto postime janë bërë nga vetë al-Hammami apo ishin përgatitur më parë.

Një nga postimet përfshinte video të xhiruara nga kabinat e avionëve Boeing 737 MAX, ku shfaqeshin edhe avionë të linjave ajrore izraelite El Al dhe Arkia. Pamjet përfundonin me imazhet e Ayman al-Zawahirit, ish-udhëheqësit të al-Kaedës pas Osama bin Ladenit, si dhe Humam Khalil Abu Mulal al-Balawit, i cili kreu një sulm vetëvrasës në Afganistan në vitin 2009.

Një tjetër postim prezantonte një foto të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Meka, Medina dhe Jerusalemi ishin të bashkuara me një vijë ndriçuese. Llogaria përkatëse në Instagram, me të njëjtin emër dhe foto, është eliminuar.

Këto të dhëna të reja kanë vënë në pah shqetësime serioze për proceset e verifikimit të sigurisë që i paraprinë punësimit të tij në kompaninë ajrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të godasim rafineritë që financojnë luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë të...

Gjinar/ Vijon lufta me flakët, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

Zjarri në zonën e Gjinarit, brenda bashkisë së Elbasanit,...

SHBA/ Avioni me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi, si në ajër ashtu...