Flamuj kuqezi dhe këngë, tifozët shqiptarë “ndezin” Helsinkin

Publikuar me datë:

Atmosferë kuqezi në Helsinki para sfidës mes Finlandës dhe Shqipërisë. Qindra tifozë shqiptarë kanë mbërritur në stadiumin olimpik të Helsinkit për të mbështetur nga afër kombëtaren në këtë transfertë të rëndësishme.

Pavarësisht distancës dhe temperaturave të ulëta, tifozët shqiptarë nuk kanë munguar në shkallët e stadiumit. Me flamujt kuqezi, fanellat e kombëtares dhe simbolet shqiptare, ata kanë nisur të krijojnë atmosferën karakteristike që shoqëron ndeshjet e kuqezinjve.

Mbështetja nga tribunat pritet të jetë e madhe gjatë gjithë takimit, me rreth 2 mijë bileta të rezervuara për tifozët shqiptarë. Shumë prej tyre kanë udhëtuar drejt kryeqytetit finlandez vetëm për të qenë pranë kombëtares dhe për t’i dhënë mbështetjen e tyre skuadrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related