Humbjet e energjisë elektrike, Kukësi kryeson me 34.9%, Fieri regjistron nivelin më të ulët

Publikuar me datë:

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes kanë vazhduar të ulen edhe në vitin 2026. Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, humbjet totale kanë rënë në nivelin 15.6%, nga 16.96% që ishin regjistruar në fund të vitit 2025. Megjithatë, dallimet mes rajoneve vijojnë të jenë të konsiderueshme.

Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tregojnë se Kukësi është zona me përqindjen më të lartë të humbjeve, duke reflektuar se krahas humbjeve teknike të shkaktuara nga amortizimi i rrjetit, niveli i vjedhjeve përmes matësave mbetet i lartë.

Në këtë rajon, humbjet arrijnë në 34.9% të energjisë së futur në rrjet. Pas Kukësit është Shkodra, me një normë humbjesh prej 29.06%. Ndërkohë, në tre prej qarqeve të tjera, humbjet kanë rënë nën pragun e 10%.

Referuar të gjithë drejtorive rajonale, humbjet kanë zbritur në 14.5%, nga 15.9% gjatë vitit të kaluar. Duke përfshirë humbjet në tension të lartë dhe faktorë të tjerë të bilancit energjetik, totali i humbjeve në rrjetin e OSSH-së arriti në 15.6%.

Në krahasim me vitin 2023, kur humbjet ishin në nivelin 18.93%, ky tregues shënon një përmirësim prej rreth 3.3 pikë përqindje.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes projekton që në fund të vitit 2026, humbjet në rrjetin e shpërndarjes do të jenë rreth 15.9%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Fushë Krujë, rrezikohen banesat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme...

Dështoi ekzekutimi me injeksion, rikthehet debati në SHBA për dënimin me vdekje

Pasi autoritetet në Tennessee ndërprenë një ekzekutim të dënimit me vdekje për Christa Pike, thirrjet për pezullimin e kësaj mase ekstreme në SHBA janë intensifikuar. Procesi u ndal pasi Pike mbeti ende gjallë, me shenja të frymëmarrjes dhe rrahje zemre, edhe pas administrimit të dy dozave pentobarbitali. Ekipi i avokatëve të Pike e ka cilësuar […]

Belsh/ Flakët rrezikojnë ullishtet dhe banesat. Ekipet zjarrfikëse në terren

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë pasdite pranë...