Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Bilaj në Fushë-Krujë, duke kërcënuar banesat që ndodhen pranë zonës së prekur.
Shpërndarja e flakëve po ndihmohet nga era e fortë, duke bërë që zjarri t’u afrohet shtëpive.
Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen në terren dhe po punojnë për të kufizuar vatrën dhe për të shuar zjarrin, me synimin për të parandaluar që ai të përhapet drejt zonave të banuara.

