Alarmi i Berishës nga Korça: Vendi po boshatiset, emigracioni dhe varfëria po largojnë shqiptarët

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi të premten pasdite një takim në Korçë, si pjesë e turit “Foltores së Ripërtëritjes”.

Gjatë qëndrimit të tij, Berisha shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ai u ndal veçanërisht te çështjet e emigracionit, varfërisë, rritjes së çmimeve dhe pensioneve, duke akuzuar ekzekutivin për korrupsion dhe keqmenaxhim. Lideri i PD gjithashtu kërkoi nga opozita të mobilizohet përballë situatës aktuale.

“PD dhe opozita kapërceu betejat e veta, por ato nuk ishin qëllim në vetvete. Ato kishin një qëllim, një opozitë të vërtetë, e cila të shndërrohej në lokomotivë të forcës së forcave opozitare dhe shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim. Ndaj dhe kjo Foltore e Ripërtëritjes është një apel, është një kushtrim për çdo qytetar, për të gjithë Korçën në këmbë. Për çdo pogradecar dhe Pogradecin në këmbë. Për Kolonjën dhe kolonjarët në këmbë. Për Devollin dhe devollinjtë në këmbë”, tha ai.

Berisha shtoi se, sipas tij, emigracioni është përgjegjës për uljen e popullsisë në Shqipëri.

“Sot në Korçë, sot në Shqipëri lindin fëmijë aq sa ç’lindnin 100 vite më parë, kur Shqipëria në territorin e saj kishte gjithsej 1 milion banorë. Sot në 1 mijë shqiptarë rezidentë në Shqipëri, 466 janë të regjistruar në BE. Po të shtojmë këtu ata që jetojnë në vendet e tjera jashtë BE, ju garantoj se mbi 60 përqind e kombit nuk ndodhet më në Shqipëri”, tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu i demokratëve u ndal edhe te zhvillimet ekonomike dhe ngritja e kostos së jetesës, duke theksuar, sipas tij, se çmimet janë rritur përtej nivelit të pagave.

“Isha në Strasburg, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u futa për kuriozitet në një market, absolutisht të gjitha çmimet, ose baras ose dy herë më të ulëta se këtu. Po rrogat e francezëve janë të paktën pesë herë më të larta se tonat.”

Në përmbyllje, Berisha deklaroi se opozita ka për qëllim të ndryshojë situatën sociale dhe ekonomike në vend, duke vënë në fokus, siç u shpreh ai, humbjen e “bashkëndjesisë” në shoqëri.

“Ne do ta përmbysim në mënyrën më emergjente këtë situatë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dështoi ekzekutimi me injeksion, rikthehet debati në SHBA për dënimin me vdekje

Pasi autoritetet në Tennessee ndërprenë një ekzekutim të dënimit me vdekje për Christa Pike, thirrjet për pezullimin e kësaj mase ekstreme në SHBA janë intensifikuar. Procesi u ndal pasi Pike mbeti ende gjallë, me shenja të frymëmarrjes dhe rrahje zemre, edhe pas administrimit të dy dozave pentobarbitali. Ekipi i avokatëve të Pike e ka cilësuar […]

Belsh/ Flakët rrezikojnë ullishtet dhe banesat. Ekipet zjarrfikëse në terren

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë pasdite pranë...

Humbjet e energjisë elektrike, Kukësi kryeson me 34.9%, Fieri regjistron nivelin më të ulët

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes kanë vazhduar të ulen edhe në vitin 2026. Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, humbjet totale kanë rënë në nivelin 15.6%, nga 16.96% që ishin regjistruar në fund të vitit 2025. Megjithatë, dallimet mes rajoneve vijojnë të jenë të konsiderueshme. Të dhënat e Operatorit të […]