Dorëheqje në burgun e Reçit, largohet pas 6-7 vitesh mjeku Valer Kolnikaj

Publikuar me datë:

Mjeku i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç, Valer Kolnikaj, ka lënë detyrën pas disa vitesh në shërbim të këtij institucioni.

Kolnikaj, i cili ushtronte funksionin e mjekut të përgjithshëm, ka paraqitur dorëheqjen disa ditë më parë, pas rreth 6-7 vitesh në këtë detyrë.

Burime bëjnë me dije se largimi vjen në një periudhë kur në institucion janë shfaqur disa mosmarrëveshje lidhur me administrimin dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit shëndetësor.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto problematika kanë ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e mjekut për t’u larguar nga detyra.

Zyrtarisht, si arsye e dorëheqjes janë deklaruar motive familjare, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse ky ka qenë shkaku i vetëm që ka çuar Kolnikajn drejt largimit.

Gjatë periudhës së tij në detyrë, mjeku ka qenë përgjegjës për shërbimin shëndetësor ndaj rreth 700-800 të dënuarve dhe personave në paraburgim që ndodhen në institucionin e Reçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare prezantuesja britanike Esther Rantzen

Prezantuesja britanike e televizionit dhe aktivistja Esther Rantzen ka...

‘Adidas’ po planifikon një bashkëpunim historik mes Messit dhe Lamine Yamal

“Adidas” po planifikon një bashkëpunim të veçantë që mund...

“Epoka e re” te Vllaznia/ Csaba László merr zyrtarisht drejtimin e kuqebluve

Csaba László është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë....