Tut Rrahmani, një prej emrave më të njohur të tifozërisë shkodrane dhe figurë e spikatur e tribunave të Vllaznisë, po përballet me probleme shëndetësore.
Sipas informacioneve të bëra të ditura nga persona pranë tij, Rrahmani është transportuar drejt Tiranës për të marrë kujdes të specializuar mjekësor. Aktualisht ai ndodhet në repartin e Neurokirurgjisë, ku po vijon trajtimin.
I njohur prej vitesh për mbështetjen e tij të pandarë ndaj Vllaznisë, Tut Rrahmani është kthyer në një prej figurave simbol të tribunave shkodrane.

