Britania hap rrugë të reja ligjore për refugjatët

Publikuar me datë:

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, ka bërë të ditur hapjen e rrugëve të reja “të sigurta dhe ligjore” për refugjatët, duke lejuar organizatat bamirëse dhe jofitimprurëse të sponsorizojnë një numër të kufizuar personash në nevojë.

Gjatë konferencës vjetore të Partisë Laburiste në Liverpool, Mahmood theksoi se Britania duhet të vazhdojë të respektojë obligimet ndërkombëtare për të ndihmuar njerëzit që largohen nga konfliktet dhe persekutimi. Megjithatë, ajo vuri në dukje se “procesi duhet të mbetet i kufizuar dhe i kontrolluar.”

Ajo bëri të ditur se në tetor do të hapen aplikimet për dy iniciativa të reja: “rruga e sponsorizimit nga komuniteti” dhe “rruga e sponsorizimit nga studentët”. Sipas njoftimit, refugjatët e parë që do të përfitojnë nga këto programe parashikohet të mbërrijnë në Britaninë e Madhe në vjeshtën e ardhshme.

Po ashtu, Mahmood bëri me dije rihapjen e Rrugës së Zhvendosjes në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara. Kjo skemë synon të sigurojë strehim për refugjatë të cenueshëm nga zona të ndryshme të globit.

Sipas ministres, rreth 25% e atyre që do të përfshihen në këtë program do të jenë gra dhe vajza afgane që po ikin nga përndjekja nën sundimin taleban, por edhe palestinezë të larguar nga Gaza.

Mahmood sqaroi se këto masa kanë për qëllim të krijojnë mundësi të kontrolluara për migrimin e refugjatëve, ndërkohë që qeveria britanike synon të përforcojë kontrollin e kufijve dhe të ndalojë kalimet e paligjshme me varka të vogla nëpër Kanalin Anglez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

France/ Protesta masive, bllokohen qindra shkolla dhe arrestohen dhjetëra protestues

Valët e protestave kundër politikave buxhetore të qeverisë në...

“Pasardhës të UÇK-së”, vijon për të 14-ën natë protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë ishte sërish qendra e tubimeve...

Hidhërim në futbollin shkodran, ndahet nga jeta Ismet Hoxha

Futbolli shkodran ka humbur një prej figurave të tij...

Vlore/ Plazh edhe në fund të shtatorit, turistët zgjedhin klimën e qetësinë

Në Vlorë, edhe në fund të shtatorit, plazhet mbeten...