Pronari i hotelit që u shemb gjatë tërmetit goditi shefin e komisariatit, si u mbyll ngjarja pa denoncim

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me konfliktin e filmuar në rrugët e Durrësit, video e cila u publikua nga deputeti Flamur Noka.

Sipas informacioneve, personi që shfaqet në video duke goditur me shuplakë drejtuesin e motorit është Arjan Xheka, pronar i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej hoteleve që u shemb në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Përplasja mes dy personave nuk ka çuar në nisjen e një procedimi penal. Personi që u godit, i cili publikimit në rrjete është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë, nuk ka bërë denoncim në polici dhe, për këtë arsye, nuk është regjistruar një procedim lidhur me ngjarjen.

Sipas të dhënave, konflikti është konsideruar si një përplasje banale mes dy personave dhe më pas është mbyllur mes palëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kujdes kur flet për Dukagjinin”, debat mes këshilltarëve demokratë në Shkodër

Diskutimi për riorganizimin territorial të Bashkisë Shkodër ka sjellë...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues, 3 të plagosur

Një përplasje mes një taksie dhe një furgoni që transportonte mësues u shënua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Si rezultat i kësaj ngjarjeje, dy gra dhe një vajzë u plagosën dhe u dërguan në spital, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve të […]