Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi një tjetër mbledhje, duke vendosur në qendër të diskutimeve disa tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me menaxhimin financiar dhe funksionimin institucional të këshillit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u morën në shqyrtim propozimet për ndryshime në buxhetin e vitit 2026, si edhe në Programin Buxhetor Afatmesëm për periudhën 2026–2029. Anëtarët analizuan gjithashtu raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për katërmujorin e dytë të vitit aktual.
Ndër temat e diskutuara ishte edhe përcaktimi i tavaneve përfundimtare buxhetore për programin afatmesëm të viteve 2027–2029, si pjesë e planifikimit të ardhshëm financiar të institucionit.
Gjatë mbledhjes, u paraqit edhe propozimi për t’i dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” Shkëlzen Pjetër Vukajt.
Pas përfundimit të çështjeve të përfshira në rendin e ditës, anëtarët e këshillit u ndalën edhe te problematika të tjera jashtë programit, duke u fokusuar në veprimtari dhe shqetësime të ndryshme që prekin territorin e Qarkut Shkodër.
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvillon mbledhjen e radhës, miratohen disa vendime
Publikuar me datë:

