Zubin Potok / Identifikohen tre nga personat e gjetur, familjarët e Idriz Recajt konfirmojnë lajmin

Publikuar me datë:

Idriz Rrecaj, veprimtar politik nga Skenderaj dhe i nderuar në vitin 2019 me titullin “Hero i Kosovës”, është një nga tre personat që janë identifikuar përmes analizës së ADN-së pas zhvarrimit të mbetjeve mortore në Zubin Potok, vetëm pak javë më parë.

Familjarët kanë bërë publik emrin e tij, duke pohuar se pas 27 vitesh pasigurie, më në fund kanë mësuar fatin dhe tragjedinë që pësoi i afërmi i tyre.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka vendosur të mos i publikojë emrat e të identifikuarve, duke u dhënë njoftimin familjarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkak të ndjeshmërisë që bart kjo çështje.

Rezultatet e analizës së ADN-së u morën vetëm dy muaj pas zbulimit të varrezës masive, duke konfirmuar identitetin e viktimave të lidhur me “Grupin e Intelektualëve” të njohur si 23 të zhdukurit, shtetas nga Skenderaj dhe Mitrovica që ishin rrëmbyer dhe zhdukur me forcë më 19 prill 1999 nga trupat serbe.

Rrethi i raportimeve për identifikimin e mbetjeve mortore përmes ADN-së pritet të zgjerohet në ditët dhe javët në vijim, me rezultate të tjera që do të bëhen të ditura.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur Gjykata Speciale shpalli dënimet për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërkohë që Kosova i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, të intensifikojnë presionin ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, me theks të veçantë për hapjen urgjente të arkivave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar...

Vllaznia përforcohet me basketbollistin amerikan Milan Mejia

K.B. Vllaznia ka bërë zyrtare afrimin e basketbollistit amerikan...

Plagosen katër persona/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me betonët anësor te Mbikalimi i Kasharit

Një furgon me pasagjerë doli nga kontrolli pranë Mbikalimit...