Shllaku kritikon konsultimet publike të Bashkisë Shkodër: “Tallje me qytetarët, jo konsultim”

Publikuar me datë:

Këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Glorja Shllaku, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen konsultimet publike nga bashkia për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, Projektbuxhetin 2027 dhe projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shllaku ngre shqetësimin se dy çështje me ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët po trajtohen në të njëjtën dëgjesë publike, pavarësisht se, sipas saj, kanë natyra dhe problematika krejt të ndryshme.

Këshilltarja argumenton se buxheti lidhet me mënyrën se si do të përdoren paratë publike, prioritetet dhe investimet e bashkisë, ndërsa ndarja territoriale prek organizimin e qeverisjes vendore dhe komunitetet në të ardhmen.

Duke iu referuar ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, Shllaku thotë se konsultimi duhet të jetë një proces real për marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve të qytetarëve dhe jo thjesht përmbushje e një procedure administrative.

“Tallje me qytetarët, jo konsultim publik!”, është mesazhi me të cilin këshilltarja e mbyll reagimin, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përfshirje reale të qytetarëve në vendimmarrjen e Bashkisë Shkodër.

Postimi i plotë
TALLJE ME QYTETARËT, JO KONSULTIM PUBLIK!

Bashkia Shkodër ka filluar konsultimet publike me banorët e Bashkisë, duke nisur me Njësitë Administrative dhe më pas me rajonet e qytetit, në kuadër të procesit të këshillimit me publikun për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Projektbuxhetin vjetor 2027, si dhe për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Por si mund të diskutohen dy çështje kaq të rëndësishme dhe krejtësisht të ndryshme për qytetin dhe qytetarët, që preken drejtpërdrejt prej tyre, në një dëgjesë të vetme?

Njëra lidhet me si do të përdoren paratë publike, cilat do të jenë prioritetet dhe çfarë investimesh do të bëhen në komunitet.

Tjetra lidhet me ndarjen territoriale, organizimin e qeverisjes vendore dhe vetë mënyrën se si do të organizohen komunitetet në të ardhmen.

Këto nuk janë dy pika të një rendi dite që mund të kalohen me një “bisedë” të vetme.

Janë çështje që kërkojnë informim të plotë, kohë për përgatitje, debat të veçantë dhe pjesëmarrje reale të qytetarëve. Vetë ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” e koncepton konsultimin si proces për marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve të publikut për përmbajtjen dhe përmirësimin e akteve.

Prandaj pyetja është e thjeshtë:

A po kërkohet realisht mendimi i qytetarëve, apo thjesht po plotësohet procedura për të thënë se “u krye konsultimi publik”?

Sepse konsultimi publik nuk është një formular për t’u plotësuar, as një procesverbal për t’u firmosur.

Është fjala e qytetarëve që duhet të ketë peshë në vendimmarrje.

Mjaft u tallët me qytetarët e Shkodrës!

Shkodra meriton konsultim real, transparencë dhe vendimmarrje me qytetarët, jo konsultime sa për fasadë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbi 2 ton kokainë kapen në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar në bordin e velierës

Një operacion i Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë...

Japoni/ Tajfuni vendin, aktivizohen alarmet e evakuimit në Tokio

Japonia ka ngritur alarmet emergjente në Tokio dhe në...

SHBA: Të gjitha linjat ajrore të Iranit do të mbyllen në të gjithë botën deri më 23 shtator

Të gjitha linjat ajrore komerciale iraniane do të ndalojnë...