Një furgon me pasagjerë doli nga kontrolli pranë Mbikalimit të Kasharit në Tiranë, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Nga incidenti u lënduan katër persona që ndodheshin në automjet. Sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra, asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.
Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

