Putin i bën thirrje Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë

Publikuar me datë:

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia nuk ushqen aspirata agresive ndaj shteteve të Evropës dhe shprehu gatishmërinë për të rivendosur marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me fqinjët evropianë.

Gjatë një takimi të mbajtur të premten me Komisionin Ushtarak-Industrial, Putin kritikoi disa udhëheqës evropianë duke i akuzuar se po përgatiten për një luftë me Rusinë. Ai theksoi se këta liderë po shfrytëzojnë konfliktin në Ukrainë dhe, siç u shpreh ai, kërcënimin e supozuar rus për të justifikuar politikat e tyre të brendshme.

“Dua të theksoj edhe një herë: Rusia nuk ka qëllime agresive ndaj Evropës apo vendeve evropiane. Nuk ka asnjë bazë për këtë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të rindërtojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë evropianë”, ka thënë ai.

Putin gjithashtu lëshoi kritika ndaj shteteve evropiane lidhur me stërvitjet ushtarake që po zhvillohen në Detin Baltik, duke pretenduar se ato stërvitje përfshijnë edhe përgatitje për kapjen e anijeve civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...