“The Independent” përfshin Shqipërinë mes 10 destinacioneve

Publikuar me datë:

Shqipëria është përzgjedhur nga gazeta britanike “The Independent” si një nga 10 destinacionet evropiane të përshtatshme për turistët që kërkojnë të evitohen pritjet e gjata në kufi, të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES).

Sipas gazetës, sistemi EES detyron udhëtarët të regjistrojnë të dhëna biometrike, përfshirë shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës, çka ka sjellë probleme në disa pika kufitare. Megjithëse disa shtete kanë arritur të zbatojnë sistemin pa vështirësi të mëdha, në pika të tjera kalimi, turistët janë detyruar të presin për orë të tëra, në disa raste deri në pesë orë.

Kjo është arsyeja pse “The Independent” sugjeron disa vende jashtë zonës Shengen, mes tyre edhe Shqipërinë, ku turistët nuk do të hasin sistemin EES. Gazeta thekson se “Riviera Shqiptare” ofron një peizazh të ngjashëm me Maldivet, me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra bruz. Ksamili dhe Himara shfaqen si ndër vendet bregdetare më të njohura. Por Shqipëria është më shumë sesa thjesht një destinacion plazhi.

Për ata që janë të apasionuar pas natyrës dhe aventurës, “The Independent” sugjeron eksplorimin e Alpeve Shqiptare, ku mund të shijohen peizazhe spektakolare gjatë ecjeve në shtigje malore. Një nga rrugët më të veçuara është kalimi në Qafën e Valbonës, i gjatë rreth 16 kilometra, që ofron pamje të jashtëzakonshme të maleve dhe shkëmbinjve gëlqerorë. Ndërkohë, për adhuruesit e udhëtimeve urbane, gazeta liston Tiranën si një qytet të përballueshëm për pushime të shkurtra.

Kryeqyteti i Shqipërisë dallohet për mozaikun e ndërtesave shumëngjyrëshe, që përfshijnë arkitekturën nga periudha osmane dhe ajo sovjetike, si dhe ndërtimet moderne me stil unik. Bashkë me Shqipërinë, “The Independent” përmend si alternativa të tjera edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Moldavinë, Qipron, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, destinacione ku nuk aplikohet sistemi EES në kufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksperti: Ja si politikanët shqiptarë bënë një gabim fatal me ngritjen e Gjykatës Speciale

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, foli në lidhje...

Kuba në errësirë, ndërprerje masive e energjisë

Miliona banorë në Kubë u përballën me mungesë të energjisë të premten, pasi vendi u godit nga një tjetër ndërprerje masive. Sipas ministrisë së energjisë, i gjithë rrjeti elektrik pësoi “shkëputje totale” duke shkaktuar ndërprerje të plotë në të gjithë territorin, raportoi BBC. Në mbrëmje, energjia filloi të kthehej në disa zona thelbësore. Kjo është […]