Riad/ Alarm për sulme ajrore, raportohen shpërthime në kryeqytetin Saudit

Publikuar me datë:

Banorët e Riyadhit në Arabinë Saudite kanë marrë njoftimin se rreziku është kaluar, pasi alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në kryeqytet dhe u dëgjuan shpërthime.

Sipas BBC, kjo është hera e parë që në Riad bien alarmet që prej intensifikimit të sulmeve nga Houthët dhe shpalljes së embargos detare kundër Arabisë Saudite në korrik.

Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite njoftoi për alarme në Riad dhe disa rajone të tjera të vendit të premten vonë dhe gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës. Kjo ndodhi në një kohë kur përplasjet mes Arabisë Saudite dhe Houthëve të përkrahur nga Irani po përshkallëzohen.

Tensionet janë shtuar pas një vale sulmesh me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës saudite të naftës. Sipas burimeve, këto sulme gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar zjarre dhe ndërprerje të përkohshme të punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksperti: Ja si politikanët shqiptarë bënë një gabim fatal me ngritjen e Gjykatës Speciale

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, foli në lidhje...

“The Independent” përfshin Shqipërinë mes 10 destinacioneve

Shqipëria është përzgjedhur nga gazeta britanike “The Independent” si një nga 10 destinacionet evropiane të përshtatshme për turistët që kërkojnë të evitohen pritjet e gjata në kufi, të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES). Sipas gazetës, sistemi EES detyron udhëtarët të regjistrojnë të dhëna biometrike, përfshirë shenjat e gishtërinjve dhe […]