Libra të hedhur mes mbeturinave në hyrje të Shkodrës, Musa Kurtulaj: Ku shkon një shoqëri që nuk lexon?

Publikuar me datë:

Një grumbull librash të hedhur mes mbeturinave është hasur në rrugën hyrëse të qytetit të Shkodrës, pranë zonës së ish-Pazarit të Vjetër.

Pamjet janë publikuar nga Musa Kurtulaj, i cili e ka cilësuar situatën si shqetësuese, duke ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me marrëdhënien e shoqërisë me librin dhe dijen.

Në fotografitë e publikuara prej tij, shihen libra të ndryshëm të nxjerrë në rrugë, mes sendeve të tjera të hedhura.

Kurtulaj shprehet se pas çdo libri qëndron një histori, një mendim apo një përvojë, ndërsa apelon që librat e vjetër të mos trajtohen si mbetje, por të ruhen, dhurohen ose t’u kalohen personave që ende kanë dëshirë të lexojnë.

“Ku shkon një shoqëri që nuk lexon?”, është pyetja që ai ngre në reagimin e tij, duke e lidhur këtë pamje me raportin që shoqëria ka sot me dijen dhe kulturën.

Sipas tij, një libër i vjetër mund të mbetet një burim i vlefshëm njohurie dhe një mundësi e re për dikë që dëshiron ta lexojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related