Ukrainë/ Tortura, përdhunime e goditje elektrike. OKB: Mbi 1 mijë raste të dhunës seksuale që nga nisja e luftës

Publikuar me datë:

Më shumë se 1 mijë raste të dhunës seksuale janë regjistruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, 1,004 raste janë dokumentuar deri në fund të korrikut, ndërsa 89% e tyre i atribuohen palës ruse dhe 11% palës ukrainase. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se është thellësisht i shqetësuar nga shpeshtësia e këtyre rasteve dhe paralajmëroi se ato mund të vazhdojnë.

Raporti është bazuar në intervista konfidenciale me qindra viktima, dokumente gjyqësore dhe të dhëna zyrtare.

Kreu i misionit të monitorimit të të drejtave të njeriut të OKB-së në Ukrainë, Danielle Bell, theksoi se shifra e dokumentuar përfaqëson vetëm një pjesë të realitetit.

Sipas raportit, viktimat kanë përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ndërsa shumica e rasteve të dokumentuara lidhen me qendra paraburgimi dhe territoret e pushtuara ukrainase. OKB-ja raportoi për raste përdhunimi, gjymtimi gjenital, goditjesh elektrike dhe dhune ndaj organeve gjenitale, si dhe forma të tjera abuzimi.

Sipas raportit, viktima më e re e përdhunimit të dokumentuar ishte një vajzë katërvjeçare, ndërsa më e madhja një grua 82-vjeçare, dhe në të dyja rastet autoritetet ruse janë identifikuar si përgjegjëse.

Volker Turk u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë të paanshme të gjitha akuzat e besueshme për dhunë seksuale dhe të vendosin përgjegjësit para drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ceuta/ Kaos dhe të shtëna në ajër, policia spanjolle nis zhvendosjen e mijëra emigrantëve

Një operacion i gjerë nga policia spanjolle për të larguar mijëra migrantë nga plazhet e Ceutës drejt një kampi të improvizuar me tenda ka kaluar në kaos, përplasje të ashpra dhe të shtëna paralajmëruese në ajër nga forcat e sigurisë. Ndërkohë që autoritetet kërkuan me çdo kusht të vendosnin kontrollin mbi situatën që po përshkallëzohej, […]

Zidane zgjedh Mbappen: Do të jetë kapiteni im

Zinedine Zidane ka filluar zyrtarisht detyrën si trajner i...