Zhduku 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” Eno Agasit, kushëririt të biznesmenit Ergys Agasi, i dyshuar për zhdukjen e një koleksioni me rreth 600 shishe vere të shtrenjta, të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK-ut në vilën luksoze të të afërmit të tij. Eno Agasi dyshohet për “vjedhje” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”. Ai u arrestua pas rreth tetë muajsh në arrati, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës.

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që dosja të kalojë në kompetencë të SPAK-ut, pasi gjatë hetimeve janë evidentuar të dhëna që lidhen me çështjen më të gjerë të hetuar nga Prokuroria e Posaçme për grupin e dyshuar kriminal që lidhet me AKSHI-n.

Koleksioni i verërave ishte zbuluar gjatë kontrolleve të SPAK-ut në vilën e Ergys Agasit në dhjetor 2025. Sipas të dhënave të bëra publike, bëhej fjalë për rreth 600 shishe të markave të shtrenjta, ndërsa pas njoftimit të Doganës për mallin, shishet rezultuan të zhdukura kur autoritetet u rikthyen për t’i marrë. Ergys Agasi u arrestua disa javë më parë në Durrës, pas rreth tetë muajsh në arrati. Ai është një prej personave të hetuar nga SPAK në dosjen e AKSHI-t, ku dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe manipulim të tenderave, ndërsa prokuroria ka ngritur dyshime edhe për përdorimin e dhunës dhe pengmarrjes ndaj rivalëve.

Ndërkohë, në kuadër të së njëjtës dosje, vijon edhe procedura për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri nga Franca. Ai u arrestua nga autoritetet franceze pasi u kap duke pilotuar një avion privat mbi një central bërthamor në Normandi, ndërsa ndaj tij në Shqipëri është caktuar masa “arrest në burg”. Autoritetet shqiptare i kanë përcjellë Francës dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related