Dr. Hamza Vneshta vlerësohet me titullin “Mirënjohje” nga kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou

Publikuar me datë:

Më shumë se gjashtë dekada në shërbim të mjekësisë dhe pacientëve. Dr. Hamza Vneshta është vlerësuar me titullin “Mirënjohje” nga kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou. Vlerësimi u dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të gjatë në mjekësi dhe veçanërisht për shërbimin ndaj komunitetit shkodran.

Emocionues ky moment është edhe për familjarët e doktor Hamzas, pasi ky vlerësim vjen pak ditë përpara ditëlindjes së tij të 90-të.

Kolegët e cilësojnë Dr. Vneshtën si një mjek të përkushtuar, i cili e ka parë profesionin jo thjesht si një detyrë, por si një mision në shërbim të njerëzve. Edhe pas daljes në pension, ai vijoi të qëndronte pranë spitalit dhe kolegëve, duke vënë në dispozicion përvojën e tij shumëvjeçare.

Mirënjohja për Dr. Hamza Vneshtën është njëkohësisht mirënjohje për një brez mjekësh që i shërbeu Shkodrës në kushte të vështira, duke lënë pas një trashëgimi profesionale dhe njerëzore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kufizohet qarkullimi në urën e Matit

Ura e vjetër e Matit i është nënshtruar kufizimit...

Plehrat pushtojnë Stajkën/ Banorët përballë situatës alarmante

Prej disa ditësh, rruga kryesore në fshatin Stajkaj të...

Homazhe për Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Kombëtares

Të premten u mbajtën homazhe në nder të Esat...

Zhduku 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë...