Mirditë/ Kultivonte bimë narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari

Publikuar me datë:

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë.

Operacioni i koduar “Droni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas monitorimit me dron të zonave të thella malore, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit, policia ka konstatuar 37-vjeçarin F. M., banues në fshatin Xhuxhë, teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar.

Sipas policisë, në zonën e pyllëzuar dhe në afërsi të banesës së tij u gjetën rreth 60 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkodër/ 25-vjeçari rrëshqet aksidentalisht në lokal, niset me helikopter drejt Traumës

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë, pas një incidenti...

Prezantohet drejtori i ri i DRSHTRR Shkodër, Gert Haka

Është prezantuar këtë të premte drejtori i ri i...