E rëndë në një shkollë në Romë! Nxënësi sulmon mësuesen me sprej piper dhe thikë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në Romë, ku një nxënës ka sulmuar një mësuese. Sipas të dhënave paraprake, nxënësi i ka spërkatur mësueses sprej piper në fytyrë dhe më pas e ka goditur me thikë.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e Stacionit Centocelle, pas një telefonate të marrë në numrin e emergjencës 112.

Në shkollë ka mbërritur edhe ekipi i urgjencës mjekësore 118. Mësuesja ndodhet në gjendje shoku, por sipas informacioneve të para, nuk është në rrezik për jetën. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mirditë/ Kultivonte bimë narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Operacioni i koduar “Droni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas monitorimit me dron të zonave të thella malore, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të […]

Shkodër/ 25-vjeçari rrëshqet aksidentalisht në lokal, niset me helikopter drejt Traumës

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë, pas një incidenti...

Prezantohet drejtori i ri i DRSHTRR Shkodër, Gert Haka

Është prezantuar këtë të premte drejtori i ri i...