E rëndë në një shkollë në Romë! Nxënësi sulmon mësuesen me sprej piper dhe thikë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në Romë, ku një nxënës ka sulmuar një mësuese. Sipas të dhënave paraprake, nxënësi i ka spërkatur mësueses sprej piper në fytyrë dhe më pas e ka goditur me thikë.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e Stacionit Centocelle, pas një telefonate të marrë në numrin e emergjencës 112.

Në shkollë ka mbërritur edhe ekipi i urgjencës mjekësore 118. Mësuesja ndodhet në gjendje shoku, por sipas informacioneve të para, nuk është në rrezik për jetën. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

UNISHK dhe Biblioteka Kombëtare forcojnë bashkëpunimin në studimet albanologjike

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Biblioteka Kombëtare e...

“E meritoj Topin e Artë”, Yamal i bindur: Dy janë më të mirë në botë

Ndryshe nga Harry Kane, Lamine Yamal është totalisht i...

BB: Shqipëria shpenzon mbi nivelin e nevojshëm për ujë e kanalizime, por nuk ka ujë

Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për...