Ricardo Staudt, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale si Noah Segsy dhe krijues i përmbajtjeve për të rritur, është gjetur pa jetë në një pishinë në Paralimni të Qipros.
Staudt, i cili kishte fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale, duke mbledhur të paktën 300 000 ndjekës dhe duke publikuar përmbajtje në OnlyFans, u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20.
Burime nga media vendase raportojnë se i riu u transportua në spital, ku më pas u konstatua i vdekur. Shkaku i saktë i ndarjes nga jeta nuk është zbuluar në informacionet e publikuara.
Pas ndarjes nga jeta të Staudt, një familjare e afërt me nënën e tij nisi një fushatë në GoFundMe për të mbledhur donacione të destinuara për shpenzimet e funeralit dhe varrimit të tij.
“Me zemër të thyer po ju shkruaj, pasi shoqja ime ka pësuar një humbje të paimagjinueshme. Djali i saj i dashur është marrë shumë shpejt. Le të punojmë së bashku për të siguruar që djali i saj të mund të nisë udhëtimin e tij të fundit dhe t’i thotë lamtumirën e fundit me dinjitet”, thuhej në apel.
Sipas të dhënave të publikuara, deri më 15 shtator janë mbledhur mbi 20 000 euro përmes fushatës.

